Mbi 170 milionë euro ia humbi taksa Serbisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mbi 170 milionë euro ia humbi taksa Serbisë

08:33 | 05 Prill 2019

Taksa ia humbi Serbisë mbi 170 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka zbuluar se sa është humbja e shtetit të Serbisë dhe Bosnjës gjatë kësaj periudhe prej kur është vendosur taksa prej 100 përqind ndaj produkteve të tyre.

Stavileci u shpreh se vendi fqinj që nga nëntori nuk ka shitur produkte në Kosovë në vlerë prej rreth 170 milionë eurosh.

Këto të dhëna ai i nxori duke u bazuar në atë se sa ka importuar Kosova në të kaluarën, si dhe mes tjerash ka folur edhe për atë se çfarë po bën dogana për të luftuar kontrabandën, duke e vënë në pah se malli refuz është pak më problematik për t’u menaxhuar.

Stavileci po ashtu ka lavdëruar institucionin të cilin e përfaqëson, duke u shprehur se brenda 20 vjetëve dogana ka sjellë me miliarda të hyra për shtetin e Kosovës dhe se ky institucion ka rritje progresive çdo vit. /KlanKosova

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!