Mbi 18 mijë doza janë dhënë në 24 orët e fundit

17:46 | 12 Shtator 2021

Në vendin tonë po vazhdon vaksinimi masiv.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës.

Sipas MSh-së, deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës. Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar ministria.

Komento: