Mbi 18 mijë vaksina janë dhënë brenda 24 orëve të fundit

15:26 | 18 Shtator 2021

Në vendin tonë po vazhdon vaksinimi masiv.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 425.551 qytetarë. Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar 1.147.803 persona.

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 6.630 testime, prej tyre 259 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 850 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183. Në total numri i rasteve aktive është 11.862

Komento: