Mbi 2 mijë civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

18:07 | 14 Prill 2022

Pushtimi rus ndaj Ukrainës po vazhdon.

Afro 2 mijë civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, e cila paralajmëroi se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta.

“Marrja e informacioneve nga disa lokacione ku kanë vazhduar luftimet intensive janë vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”, thuhet në njoftim, shkruan CNN.

Sipas kësaj zyre, deri më tani janë të paktën 2 mijë e 589 civilë të lënduar, ndërsa përshkallëzimi i luftimeve në rajonet lindore e jugore të Ukrainë po vazhdojnë, ata thonë se kjo nxit nevojat për rritje të ndihmës humanitare.

Komento: