Shqipëria në situatë alarmante: Ky është raporti i fundit i COVID-19 atje
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2029 qytetarë, nga 7378 testime.
Ndërkohë, janë regjistruar dy viktima, ndërsa 751 persona janë shëruar nga virusi.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 999, pasuar nga Durrësi me 119, Shkodra 81, Gjirokastra 79 etj.
Janë 17.783 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 70 vjeçe, një qytetar nga Kavaja 74 vjeç.
Shqipëria ka regjistruar gjithsej 226.598 raste pozitive, 205.560 persona janë shëruar, 17.783 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.255 pacientë.