
21.05% e votave apo 12 kuti nga 57 gjithsej të votave me postë janë numëruar deri tani, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes faqes së saj.
Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm me 67.98% apo 1 mijë e 839 vota, duke lënë pas partitë e tjera me përqindje shumë më të vogël, shkruan Reporteri.net.
E dyta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.15% apo 758 vota, kurse e treta është Aleanca me 6.99% apo 292 vota.
E katërta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 5.97% apo 220 vota.