Mbi 250 mijë vetura erdhën nga diaspora nga qershori deri në gusht

09:58 | 12 Gusht 2023
mbi-250-mije-vetura-erdhen-nga-diaspora-nga-qershori-deri-ne-gusht


Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, ka thënë për Front Online se ky vit dallon për nga vitet tjera për shkak se mërgimtarët e kanë ndryshuar kohën e ardhjes në Kosovë, deri sa ka treguar që për muaj korrik qershor dhe korrik dhe këto ditë të gushtit në Kosovë kanë hyrë mbi 250 mijë vetura.

“Është e vërtetë se kur vjen koha e pushimeve bashkatdhetarët e bëjnë më shumë tollovi në Kosovë, mirëpo sivjet ka ndodhë një ndryshim i vogël për shkak të trazirave që kanë ndodhë kohëve të fundit në pjesën veriore që bashkatdhetarët me ndryshua edhe kohën e ardhjes, ta zëm qershor korrik dhe deri dje kanë hyrë në Kosovë mbi 205 mijë kur them polisa përfshin edhe vetura edhe kategori të tjera, mirëpo viteve tjera kjo ka ndodhë vetëm në korrik dhe gusht pra e kanë ndryshuar kohën e ardhjes edhe kanë ndryshuar sepse kanë ardhë edhe nga pikat tjera kufitare”, është shprehur ai.

Komento: