Shumë njerëz po vazhdojnë të vdesin nga koronavirisi në gjithë botën.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në të gjithë botën ka kapërcyer një çerek milioni, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Johns Hopkins raporton për 250.687 vdekje dhe 3.573.864 raste të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit u regjistruan 1.015 vdekje nga Covid-19.
Kjo është shkalla më e ulët e vdekshmërive ditore të regjistruara në muajt e pandemisë.
85% e vdekjeve në botë i takojne Europës dhe SHBA ku totali i viktimave në këtë të fundit është rreth 69 mijë kurse në Europë numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në mbi 145 mijë.
Në Europë Italia ka regjistruar 29.079 viktima, Mbretëria e Bashkuar 28.734 viktima, Spanja 25.428 viktima dhe Franca 25.201 viktima.
Në Kontinentin e vjetër janë zbuluar gjithashtu mbi 1.5 milion infeksione nga koronavirusi.