
Pritje të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, ku udhëtarët po përballen me kolona të mëdha dhe vonesa të konsiderueshme.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes dhe pamjeve live nga pika kufitare, pritjet për kalim kanë kaluar mbi 3 orë, ndërsa fluksi i madh i automjeteve ka krijuar bllokime në zonën e kufirit.
Udhëtarëve që janë nisur drejt Kroacisë apo vendeve të tjera të Bashkimit Evropian u rekomandohet të kenë durim dhe, nëse është e mundur, të përdorin pika alternative kufitare për të shmangur vonesat. Gjendja në kufi mund të ndryshojë gjatë ditës, ndaj këshillohet kontrollimi i kamerave dhe njoftimeve zyrtare para nisjes.
Foto dhe pamje live nga pika kufitare tregojnë radhë të gjata automjetesh në pritje për kontroll kufitar./Gazeta10
