Mbi 30 mijë euro të padeklaruara kapen gjatë kontrollit në Bërnjak

22:40 | 08 Qershor 2026
mbi-30-mije-euro-te-padeklaruara-kapen-gjate-kontrollit-ne-bernjak

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e Stacionit Policor Kufitar në Bërnjak, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara gjatë një kontrolli të realizuar në pikën kufitare të Bërnjakut.

Sipas njoftimit zyrtar, më 8 qershor 2026, në kuadër të angazhimeve për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, njësitet policore kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet me targa serbe, të drejtuar nga një shtetas serb.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave që ndodheshin në të, policia ka gjetur në çantën e pasagjerit para të gatshme në vlerë prej 25.515 eurosh, si dhe 4.813 euro në kundërvlerë të dinarëve serbë. Vlera e përgjithshme e mjeteve monetare të padeklaruara arrin në 30.328 euro.

Lidhur me rastin, autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa rasti do të trajtohet më tej nga Dogana e Kosovës në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Komento: