Mbi 300 biznese janë mbyllur shkaku i pandemisë

17:51 | 10 Korrik 2020

Ministri i Tregtisë: Shkaku i pandemisë kemi rënie të ekonomisë 5.9%, mbi 300 biznese janë mbyllur.

Ministri i Tregtisë: Shkaku i pandemisë kemi rënie të ekonomisë 5.9%, mbi 300 biznese janë mbyllur

I ftuar në emisionin Frontal të televizionit T7, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka konfirmuar që në Kosovë së fundmi ka ulje të zhvillimit ekonomik prej 5.9%.

Madje Krasniqi ka lënë hapësirë se kjo përqindje mund të ngritet ditëve në vijim.

“Ndikon në uljen e zhvillimit ekonomik. 5.9% ulje të zhvillimit ekonomik në vendin tonë, do të ketë rritje të kësaj përqindjeje që nuk është e mirë për vendin tonë pasi që ekonomia s’është në gjendje të mirë” ka thënë Krasniqi.

Madje ministri ka treguar se gjatë muajit maj dhe qershor janë mbyllur 309 biznese.

“Ka pasur mbyllje të bizneseve, për dy muajt e fundit kemi 309 biznese që janë shuar. Ndërsa në anën tjetër 390 të tjera që janë regjistruar” tha ai.

Megjithatë sipas ministrit të dhënat se në dy javët e ardhshme mund të mbyllen mijëra biznese, janë të pasakta ani pse veprimtaria e tyre mund të vështirësohet.

Komento: