Mbi 300 paceintë po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme nga koronavirusi

16:46 | 30 Korrik 2020

Në QKUK dhe spitale të përgjithshme po trajtohen 303 pacientë me COVID-19.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikat e QKUK-së dhe nëpër spitalet e përgjithshme, janë të shtrirë gjithsej 564 pacientë të cilët po trajtohen, prej të cilëve 303 janë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 14 pacientë janë duke u trajtuar me respirator, 24 me metodën CPAP dhe 298 janë duke u trajtuar me oksigjen.

Nëpër Klinikat e QKUK-së janë gjithsej 240 pacientë të hospitalizuar, prej të cilëve të konfirmuar me COVID-19 janë 173 pacientë, ndërsa nga ta në respiratorë janë 11, me metodën CPAP janë 17 dhe me oksigjen janë 125, kurse pacientë të pakonfirmuar me COVID-19 janë gjithsej 67.

Kurse nëpër spitalet e përgjithshme, janë gjithsej të shtrirë 324 pacientë, prej të cilëve janë 130 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndër të cilët në respiratorë janë 3, me metodën CPAP janë 7, ndërsa me oksigjen janë 173 pacientë.

Komento: