Mbi 32 mijë vizitorë gjatë majit në hotelet e Kosovës, 63 për qind prej tyre të huaj

15:00 | 08 August 2022

Numri i vizitorëve gjatë muajit maj 2022 ishte 32,444, prej të cilëve rreth 63 për qind ishin të jashtëm.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Hotelerisë, maj 2022”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 32,444, prej të cilëve 37.12 për qind ishin vendorë dhe 62.88 për qind ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 50,247, prej tyre 32.1 për qind nga vendorët dhe 67.9 për qind nga të huajt”, thekson ASK, përcjell Telegrafi.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15,223 vizitorë dhe 24,358 net-qëndrime, ndjekur nga Prizreni dhe Peja.

Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra dhe Gjermania.

Për këtë muaj, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Komento: