
Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Te pasuritë e paluajtshme, në deklarim figuron një shtëpi me sipërfaqe prej 66 metrash katrorë.
Matoshi ka deklaruar 13,480.85 euro si depozita/kursime. Në përshkrim thuhet se prejardhja lidhet me “pagën, kredinë dhe të hyrat e vajzës së vogël, Pineas, nga angazhimi i saj”.
Sa i përket detyrimeve financiare, ajo ka deklaruar kredi për renovim të shtëpisë, me vlerë fillestare 15,000 euro.
Në rubrikën e të hyrave vjetore, Matoshi ka deklaruar 18,943.86 euro si pagë neto si deputete. Dhe mbi 13 mijë nga puna si aktore.



