
361,223 qytetarë apo 18,07% e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 13:00, sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ.
KQZ ka njoftuar se bëhet fjalë 96,44% prej vendvotimeve të procesuara.
Ranillugu është komuna që prinë me daljen me të madhe, pasuar nga Shtërpca, Novobërda e Mitrovica e Veriut.
Ndër komunat tjera me dalje më të madhe në zgjedhje deri në orën 13:00 janë Prishtina, Obiliqi, Fushë Kosova, Podujeva e Gjilani.