Mbi 400 mijë euro pasuri të bllokuara në Tiranë, dyshime për përfitime nga narkotikët

17:50 | 14 Korrik 2026
mbi-400-mije-euro-pasuri-te-bllokuara-ne-tirane,-dyshime-per-perfitime-nga-narkotiket

Policia e Tiranës ka sekuestruar apartamente dhe garazh, me vlerë rreth 420 000 euro, të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Në vijim të një hetimi pasuror, me metoda speciale, kryer në bazë ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit të koduar “De facto”, u ekzekutua vendimi i Gjykatës për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi”, thuhet në njoftimin e “bluve”.

Pasuritë, me vlerë tregu rreth 420 000 euro, dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit H(A). A., 54 vjeç, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimi vijon për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera me burime kriminale, të 54-vjeçarit ose shtetasve të lidhur me të”, vijon njoftimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, raporton A2Cnn,

Komento: