Mbi 46 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik këtë vit në rajonin e Gjilanit

13:29 | 22 Shtator 2023
mbi-46-mije-gjoba-per-kundervajtje-ne-trafik-kete-vit-ne-rajonin-e-gjilanit

Me 150 euro gjobë, tre muaj ndalim vozitjeje dhe dy pikë negative është dënuar një person i cili në rrugën “Muhamet Muharremi’’ në qytetin e Vitisë është parë duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim të shënjuar për këmbësorë.

Kështu njoftoi Policia Rajonale e Gjilanit.

Policia tha se shoferi, me këtë veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut rrugor.

Tutje nga Policia Rajonale e Gjilanit kanë kërkuar nga qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Ndërsa, në një përgjigje për Klankosova.tv, policia në Rajonin e Gjilanit tha se nga janari e deri më tani, në këtë rajon janë shqiptuar 46362 gjoba për kundërvajtje në trafik.

Komento: