Mbi 500 qytetarë shfrytëzojnë ofertat e lira nga “Sharr Travel”, fundjavën e kalojnë në Shqipëri

11:33 | 02 Mars 2024
mbi-500-qytetare-shfrytezojne-ofertat-e-lira-nga-“sharr-travel”,-fundjaven-e-kalojne-ne-shqiperi

Mbi 500 qytetarë ia kanë mësyrë Shqipërisë këtë fundjavë për të shfrytëzuar fushatën “Pusho shqip” të iniciuar nga Sharr Travel.

Pronari i “Sharr Travel”, ka shkruar se qytetarët po i shfrytëzojnë ofertat e ndryshme për të kaluar fundjavën në Durrës, Vlorë e qytete tjera të Shqipërisë.

“Në kuadër të fushatës “Pusho shqip” të inicuar nga Sharr Travel, jam shumë i lumtur që këtë fundjavë mbi 500 qytetar nga Kosova me oferta të ndryshme po kalojnë fundjavën në Durrës, Vlorë e qytete të ndryshme të Shtetit amë. Oferta të shumta në hotele të standarteve të 4 dhe 5 yjeve të përcjellur me menu të pasur të kuzhinave shqiptare e me muzik shqipe do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit në trojet Shqiptare”, ka shkruar ai.

Komento: