Mbi 52 përqind e qytetarëve janë të kënaqur me qasjen e Kurtit në dialog, 37 përqind të pakënaqur

22:33 | 29 Shkurt 2024
mbi-52-perqind-e-qytetareve-jane-te-kenaqur-me-qasjen-e-kurtit-ne-dialog,-37-perqind-te-pakenaqur

Organizata PIPOS, e ka realizuar një hulumtim rreth punës së Qeverisë së Kosovës.

Një nga temat e trajtuara në këtë hulumtim që u prezantua sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ishte edhe dialogu me Serbinë.

Në pyetjen se “si e vlerësoni qasjen e kryeministrit të Kosovës në dialog me Serbinë?”, mbi 52 për qind e 1 mijë e 50 qytetarëve u përgjigjen se janë të kënaqur rreth qasjes së Kurtit në dialog, kurse 37 për qind u shprehën të pakënaqur.

https://youtu.be/rpHpQjWe2F4 

Komento: