Mbi 60 përqind rriten investimet direkte nga Gjermania në Kosovë, sektorët ku u investua më shumë

10:20 | 04 Mars 2023

Rriten për mbi 60 përqind investimet direkte nga Gjermania në Kosovë, sektorët ku u investua më shumë.

Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania në Kosovë kanë shënuar rritje për mbi 60 përqind në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, raporton Express.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka përpunuar të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, prej ku ka dalë se investimet nga Gjermania në vitin 2022 kanë shkuar në lartësinë e 196 milionë eurove. Në vitin 2021, këto investime kanë qenë në vlerë 122 milionë euro.

Sipas Odës, aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë.

“Aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë. Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania krahasuar me vlerën totale të investimeve që kanë hyrë në vendin tonë janë mbi 25%”, thuhet në njoftimin e Odës

Komento: