Mbi 600 mijë persona në Kosovë janë vaksinuar me të dyja dozat

09:02 | 23 Tetor 2021

Vaksinimi po vazhdon ende në Kosovë.

Procesi i vaksinimit në Kosovë po vazhdon, por jo sikurse muaj më parë, pasi tashmë ka rënë numri i dozave ditore.

Deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1.5 milion doza të vaksinave. Ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar mbi 691 mijë qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës. Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Ndërsa dje ekipet mobile të vaksinimit kanë filluar vaksinimin edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, kurse në ditët e ardhshme të njëjtat do të qëndrojnë edhe në qytetet tjera për të qenë sa më afër qytetarëve që dëshirojnë të vaksinohen me dozën e parë pa procedura të pritjes.

Komento: