Të hyrat e Qeverisë në tre muajt e fundit mbi 635 milionë euro, ndërsa shpenzimet mbi 581 milionë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë Qeveritare në bazë tremujore (TM2 2022). Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2022 ishin 635,2 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM2 2021 ishin 660,0 milion Euro.
“Pjesën më të madhe te të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, aktivet dhe detyrimet financiare 6%, pagesat për prodhimet jo-tregtare 4%, tatimet tjera në prodhim 2%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, njofton ASK-ja.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2022 ishin 581,7 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2021 ishin 505,9 milion Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 31%, kompensimi i punëtorëve me 28%, konsumi i ndërmjetëm 14%, subvencionet 9%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.