Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka qenë i ftuari i radhës i emisionit Contex në ATV.
Ai aty ka folur për shumë çështje e tema dhe për punën e tij katër vjeçare si ministër i financave dhe trnasfereve, por përkundër se ishte prezent në debat dhe përkundër hapsirës së dhënë, ministri murati nuk ka qenë i gatshëm të i numëroj të paktën as katër projekte madhore, derisa janë shpenzuar nga ministria e tij mbi 650 milion euro, shkruan FrontOnline.
”Ku kanë shku ato 654 milionë euro? ishte pyetja e bërë nga drejtuesi i emisionit, Leart Hoxha në drejtim të ministrit Murati, i cili nuk ishte i gatshëm të përgjigjet.