Mbi 7 mijë fëmijë të zhdukur në Gjermani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mbi 7 mijë fëmijë të zhdukur në Gjermani

08:50 | 25 Dhjetor 2018

Më shumë se 7 mijë fëmijë rezultojnë të zhdukur në Gjermani.

Më shumë se 11,000 njerëz janë të zhdukur në Gjermani, përfshirë mbi 7,000 fëmijë, treguan të dhënat e Zyrës Federale të Krimeve (BKA).

Sipas të dhënave të BKA-së me bazë në qytetin Wiesbaden për vitin 2018, në Gjermani gjenden rreth 11,000 persona të zhdukur, prej të cilëve mbi 7,000 janë të mitur nën moshë 18 vjeçe që përbëhen kryesisht nga refugjatë, shkruan AA.

Të dhënat tregojnë se 902 nga personat e humbur janë fëmijë të moshës nën 13 vjeçe dhe se mesatarisht, në baza ditore denoncohen 250-300 raste të zhdukjes.

Siç thuhet, shumica e personave që denoncohen të humbur gjenden për kohë të shkurtër deri në një javë, ndërsa, në raste të rralla, deri në 15 ditë.

BKA bëri të ditur se 80 për qind e rasteve të humbjeve zgjidhen brenda një muaji dhe se tre për qind është mesatarja e personave që kërkohen më shumë se një vit.

Komento: