Mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19 në vend

13:19 | 13 Shkurt 2021

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 63 mijë e 805.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 540 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 7 mijë e 41 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 55 mijë e 224 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 372 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit gjashtë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 333 pacientë.

Komento: