Për 4 vite në Kosovë mbi 72 mijë aksidente në trafik, 411 viktima e afro 27 mijë të lënduar.
Ditët e fundit të muajit shkurt u shoqëruan më një numër të madh të aksidenteve në vend.
Vetëm brenda 24 orëve nga aksidentet me fatalitet vdiqën dy persona.
Ndërsa në 7 ditët e javës prej tyre mbetën të vdekur gjithsejt 7 persona, e te lënduar mbeten 109.
E shifra të larta të aksidenteve pati edhe ne janarin e këtij viti, plot 1549 të tilla dhe 5 viktima.
Nga katër vitet e fundit, viti 2021 shënon vitin me numrin më të madh të aksidenteve në trafik, 21,274 në total. Po këtë vit kishte edhe numër të lartë të viktimave, me ç’rast vdiqën 111 persona.
Viktima nga aksidentet e trafikut më së shumti pati në vitin 2019, ku humbën jetën 113 persona, kurse gjate atij viti pati 16 mijë e 199 aksidente.
Ndërsa, gjate 2020-se ndodhen 13 mije e 847 aksidente ne trafik dhe kishte 81 viktima.
E vitin qe lame pas pati 20 mije e 794 aksidente ne total, kurse ne to humben jetën 106 persona.
Shqetësim për numrin e madh të tyre po shprehin ekspertët e komunikacionit.
Bekim Ahmeti, tregon disa nga arsyet që vazhdimisht rritet numri i aksidenteve në trafik.
Nga viti 2019 deri në vitin 2022, në Kosovë ndodhen 72 mije e 114 aksidente.
Ne to vdiqën 411 persona, kurse te lënduar mbeten 26 mije e 936 persona.