Mbi 8 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

09:00 | 21 Korrik 2022

Në Kosovë, 8,035 raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë edhe 8,035 raste janë aktive me koronavirus në vend.

Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar dy viktima, 1,793 raste të reja me COVID-19 teksa janë shëruar 174 pacientë.

Numri i rasteve të reja me koronavirus është duke u shtuar nga dira në ditë.

Komento: