86,489 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë deri tani në Kosovë.
Në Kosovë deri tani janë dhënë 86,489 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë 2,753 doza.
Po ashtu, dje janë shfaqur 21 raste të reja me koronavirus, ka vdekur një person nga ky virus si dhe janë shëruar 111 qytetarë duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 104,454 raste.
Ndërsa numri total i rasteve aktive ka arritur 832 raste.