Mbi gjysma e vendvotimeve janë rinumëruar

09:36 | 21 Tetor 2019

Rinumërohen mbi gjysma e vendvotimeve.

Janë rinumëruar mbi gjysma e vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të cilat kishte vendosur ditë më parë.

Këtë e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Elezi tha se janë rinumëruar 310 vendvotime.

“Sipas raportimit të fundit të ditës së diele, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo 58.60 përqind e tyre. Kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar në mënyrë që të vazhdojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta “- tha Elezi.

Komento: