
Në mesin e subjekteve deklaruese për deklarimin e pasurisë janë edhe mjekët dhe profesorët.
Sipas Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, këto kategori janë të përfshira në regjistrin e subjekteve deklaruese dhe i nënshtrohen të njëjtit afat ligjor për deklarim. Në përgjigjen e APK-së thuhet se numri aktual i mjekëve dhe profesorëve të regjistruar si subjekte deklaruese është 1,360.
“Këto kategori, mjekët dhe profesorët tashmë janë të përfshirë si subjekte deklaruese bazuar në legjislacionin në fuqi. Ata i nënshtrohen të njëjtit afat ligjor për deklarim vjetor, pra periudhës 1-31 mars 2026. Numri aktual i tyre në regjistrin e subjekteve deklaruese është 1360”, thuhet në përgjigje./Front Online