Mbi një mijë qytetarë dënohen për mos respektim të Ligjit për Pandeminë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mbi një mijë qytetarë dënohen për mos respektim të Ligjit për Pandeminë

12:54 | 24 Tetor 2020

Dënohen mbi një mijë qytetarë për mos respektim të Ligjit për Pandeminë.

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1.096 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë, COVID-19.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Komento: