Mbi një mijë raste të parave false të raportuara në Polici për 11 muaj

16:25 | 30 Dhjetor 2023
mbi-nje-mije-raste-te-parave-false-te-raportuara-ne-polici-per-11-muaj


Në raportin 24 orësh të Policisë, pothuajse çdo ditë raportohet për raste të falsifikimit të parasë.

E, vetëm për 11 muaj kjo shifër ka kaluar në mbi një mijë raste.

“Policia nga 1 janari e deri më 30 nëntor të këtij viti ka iniciuar 1084 raste ‘falsifikim i parasë’, thuhet në përgjigjen e Policisë për Front Online.

Në Policinë e Kosovës nuk kanë treguar se në cilat rajone po ka raste më të shpeshta të raportimit të parave false.

Komento: