Mbi një orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova

09:14 | 08 Janar 2024
mbi-nje-ore-pritjet-ne-merdare-per-te-dale-nga-kosova

Ditëve të fundit është vërejtur një fluks i madh në pikat kufitare, tek ato që lidhin Kosovën me Serbinë.

Kjo për shkak të shkuarjes së bashkatdhetarëve në vendet ku punojnë, pasi i kaluan në vendlindje festat e fundvitit, por edhe hyrjes më 1 janar të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët nga Kosova.

Sipas të dhënave të përditësuara të Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, aktualisht pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova, janë nga 60-70 minuta.

Derisa tek Dheu i Bardhëm pritjet nuk shkojnë më shumë se 30 minuta.

Të dhënat nga pikat kufitare mund t’i gjeni KËTU.

Komento: