Mbi tre milionë euro, është dëmi material nga djegia e sotme e objektit të ETC-së në komunën e Suharekës.
Kështu konfirmon, pronari i rrjetit ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, në një reagim të tij, ndërsa shton se fatmirësisht nga kjo ngjarje, nuk ka dëme në njerëz.
‘’Të nderuar kolegë; sot, e Diel 19.01.2025 në orët e hershme të mëngjesit (sikurse edhe herave tjera), filloi zjarri në ETC Suharekë dhe atë duke filluar nga Depo (sikur në të tre rastet).
Fatmirësisht, nga kjo e keqe e madhe, dëme në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, (mbi 3 milion), ku siperfaqja e objektit është rreth 10 mijë metra katror.
Kam një pikëpyetje se si të mbrohem nga keto dëme në vazhdimësi, si ti përballoi emocionalisht si personale ashtu edhe në familje.
Si ti përballoi dëmet financiare (e mira nga kjo fatkeqësi është se nuk ka dëme në njerëz, në të punësuarit).
Mbetem me shpresë që Organet e rendit dhe sigurisë të merren me këto raste, sepse duhet larguar dyshimet e qëllimta dhe ato të paqëllimta.
Është për të ardhur keq papërgjegjësia, në tre rastet, e Monirorimit vizual qëndror me mbikqyrje 24 orë, 2 persona në vazhdimësi – (ku shifet qartë në Kamera, zanafilla dhe mundësia për intervenim).
Jam në pozitë të vështirë, se si të mos ndodhin më këto raste!
Ramiz Kelmendi’’