Mbi tri orë pritje për dalje nga Merdarja

21:57 | 10 Gusht 2023
mbi-tri-ore-pritje-per-dalje-nga-merdarja

Mërgimtarët janë duke pritur deri në 200 minuta për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.

Ndërsa te pika kufitare te Dheu i Bardhë, ata po presin deri në 80 minuta për të dalë nga Kosova, raporton Klan Kosova.

Pritje ka edhe në pikën kufitare në Muçibabë. Për hyrje në Kosovë pritja është deri në një orë, ndërsa për të dalë pritjet janë deri në 70 minuta.

Komento: