Mbikqyrësi i çadrave në Velipojë godet me grushte kosovarët, i dëtyron të paguajnë dy herë

21:54 | 30 July 2019

Një përleshje fizike ka ndodhur në plazhin e Velipojë.

Sipas dëshmitarëve, mbikëqyrësi i çadrave në plazhin e Velipojës i ka detyruar disa pushues të paguajnë çadren dy herë.

Pushuesit kosovarë kanë kundërshtuar dhe personi ka filluar t’i godasë.

“Ai deshi që ne t’ia paguajmë dy herë çadrat. Kjo është padrejtësi e madhe dhe ne s’e lejuam me ndodhë një gjë e tillë”, ka treguar njëri prej pushuesve nga Kosova, transmeotn indeks.

Më tutje, ai tregon se sjellje të mirë me kosovarët nuk kishin edhe forcat e rendit.

“Përpos që u rr ah me neve burrat, ky person qoi dorë edhe mbi një plakë 70 vjeçare. Turp turp, policia mas gjysmë ore kanë ardhë në ven që të arrestohen vendasit, ata i arrestuan kosovarët. Bile edhe policia çon dorë mbi kosovaret”, u shpreh T.V.

Komento: