Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK, për gjashtë muaj u kryen rreth 20 mijë vizita emergjente

14:46 | 02 Gusht 2023
mbingarkohet-klinika-e-pediatrise-ne-qkuk,-per-gjashte-muaj-u-kryen-rreth-20-mije-vizita-emergjente

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Klinika e Pediatrisë në QKUK ka qenë e mbingarkuar.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së thuhet se 19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi  25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e po ashtu 10 mijë vizita ambulantore  në profile të ndryshme pediatrike./Front Online

Komento: