Masë paraburgimi prej një muaj u është caktuar tre shtetasve malazezë lidhur me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Lajmin e ka bërë ditur Elzana Kastrati nga Gjykata Themelore në Pejë.
“Po, masa e paraburgimit është caktuar për tre personat në fjalë. Vepra penale është ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ nga neni 141 par.1 lidhur me 31 të KPRK-së”, ka thënë Kastrati.
Ata u arrestuan në afërsi të manastirit të Deçanit pasi në targat e veturave kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”./Klan Kosova