Mbjellet ‘pemën e bashkëjetesës’ nga Don Lushi e Xhabir Hamiti

15:35 | 18 Prill 2019

Toleranca fetare në Kosovë është shumë e madhe.

Sfidës për të mbjell një pemë i janë përgjigjur edhe Don Lush Gjergji e teologu i islamit, Xhabir Hamiti.

Pasi mbjelli një pemë kryeministri Ramush Haradinaj, ftoi edhe Don Lushi Gjergjin e teologun Hamiti që ta mbjellin edhe ata nga një.

Ata zgjodhën oborrin e Bibliotekës Kombëtare që të mbjellin pemën. Lajmin e beri publik, Xhabir Hamiti.

“Ne sot ju përgjigjëm sfidës së kryeministrit për mbjelljen e pemëve, iniciativë e nisur nga ish kryetarja Atifete Jahjaga. Të mbillësh pemë është detyrë nda brezit të tashëm dhe te ardhshëm për të pasur fryte që dhuron Zoti dhe natyra. Mbjellja e përbashkët e ka simoblin dhe domethënien edhe më të madhe: bashkëjetesën dhe bashkëpunimin për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mirë. Pema e jetës është biblike dhe kuranike. Neve na është dhënë mundësia që pemën e vdekjes dhe sprovës ta shndërrojmë në pemën e jetës dhe dashurisë. I përjetshëm qoftë respekti dhe bashkëjetesa paqësore e ndërsjell mes gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Hamiti në facebook.

Komento: