Mbledhja e Qeverisë bojkotohet nga ministrat e LDK-së

10:33 | 03 Qershor 2020

Ministrat e LDK-së bojkotojnë mbledhjen e Qeverisë.

Një orë para se të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet qeveria e re, kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka mbledhur kabinetin qeveritar.

Por, këtë mbledhje të qeverisë po e bojkotojnë të gjithë ministrat e LDK-së, njofton Klan Kosova.

Një ndër pikat e rendit të ditës në mbledhjen e ekzekutivit është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjet e minatorëve që humbën jetën tragjikisht dje në Minierën e Artanës.

Komento: