Mblidhen burrat, super lojtari po transferohet në ‘San Siro’

20:20 | 18 January 2019

Milan ka nisur një ofanzivë për transferimin e një sulmuesi në ‘San Siro’.

Një takim special është duke u zhvilluar tani në “Casa Milan”. Krzysztof Piatek quhet tema e këtij takimi. Sulmues i Genoas është shumë pranë kalimit te Milanit.

Giorgio Perinetti dhe Alessandro Zarbano , janë në takim me drejtorin e Milanit, Leonardon. Pjesë e takimit është edhe agjenti i futbollistit, Gabriele Giuffrida.

Sulmuesi 23 vjeçar pritet të bashkohet me skuadrën e Gatussos për 40 milionë euro.

Piatek është golashënuesi i dytë më i mirë në Serie A me 13 gola, një më pak se Ronaldo.

Komento: