Mblidhen disa serbë tek kisha e Shën Savës në Beograd, këndojnë mesazhe gjenocidale kundër Kosovës

23:24 | 12 Dhjetor 2022

Serbët mblidhen tek kisha e Shën Savës në Beograd, këndojnë mesazhe gjenocidale kundër Kosovës.

Dhjetra serbë janë mbledhur sonte përballë kishës së Shën Savës në Beograd, duke brohoritur mesazhe gjenocidale kundër Kosovës.

Kjo në shenjë mbështetjeje për grupet kriminale të cilat kanë bllokuar rrugët e veriut të Kosovës, kohëve të fundit, përcjell klankosova.

Ata mbajnë flamuj serbë dhe këndojnë këngë nacionaliste të kohës së kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe herë pas here thërrasin ”Jo ndarje” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”, shkruan baN1 info.

Komento: