Mblidhen dy komisione parlamentare

08:03 | 08 Prill 2024
mblidhen-dy-komisione-parlamentare

Të hënën do të mblidhen dy komisione parlamentare, ai për Media si dhe ai për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Përderisa i pari mblidhet për të mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, i dyti do ta shqyrtojë Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, atë për mbrojtje nga zjarri, si dhe projektligjin për letërnjoftimin.

Komento: