Mblidhen Gazidis, Maldini dhe Leonardo, merret ky vendim

20:37 | 30 Prill 2019

Shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, u takua me lojtarët dhe dha një fjalim që u përkthye nga Fabio Borini dhe Pepe Reina.

Sky Italia deklaron se Gazidis ishte Milanello së bashku me Paolo Maldini dhe Leonardo. Ishte një simbol i afërsisë që ata kanë në ekip dhe sa duan që ata të kenë sukses, përcjell ORAinfo.

Thuhet se Gazidis bëri një fjalim në anglisht që do të përkthehej në italisht nga Borini dhe Reina – të cilët kanë luajtur në Angli dhe e njohin mirë gjuhën angleze.

Ai foli për mënyrën se si lojtarët nuk duhet të heqin dorë ende dhe se si gara për vendin e katër të ë nuk është diçka e pamundur , pasi që kanë mbetur katër lojëra ende për t’u luajtur./ORAinfo/

Komento: