Mblidhen krerët e shtetit për dialogun

10:49 | 13 February 2019

Para pak çastesh ka nisur takimi i krerëve shtetëror, ku edhe është dorëzohet platforma për dialogun nga ekipi negociator.

Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj sot do të dorëzojë platformën për dialogun me Serbinë të përgatitur nga ekipi shtetëror.

Takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi, kreut të Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj ku do të diskutohet rreth kësaj platforme ka nisur.

Pas kësaj, bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti këtë platformë do t’ia dorëzojnë nesër Kuvendit.

Komento: