Mblidhen krerët e shtetit, shkak letra e ashpër e SHBA-ve

21:26 | 12 February 2019

Takohen krerët e shtetit

Pas letrës së dërguar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një restorant në Prishtinë janë mbledhur krerët e shtetit.

Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një takim sot me krerët e koalicionit qeverisës në një nga restorantet e Prishtinës.

Të pranishëm aty janë parë edhe zëvendëskryeministrat Dardan Gashi e Fatmir Limaj.

Asnjëri nga ta nuk ka dhënë detaje për mediat në lidhje me takimin e mbajtur.

Pritet të merret vesh në vazhdim se çfarë ka ndodhur në këtë takim dhe nëse është marrë ndonjë vendim.

Komento: