Mblidhen nënshkrimet për tërheqjen e Trustit, Krasniqi: Nëse hasim në pengesa e rishqyrtojmë në sesionin vjeshtor – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mblidhen nënshkrimet për tërheqjen e Trustit, Krasniqi: Nëse hasim në pengesa e rishqyrtojmë në sesionin vjeshtor

09:23 | 07 Korrik 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional nuk është miratuar shkaku i kundërshtimeve të kryeministrit Albin Kurti.

E nëse ky Projektligj nuk kalon këtë herë, Krasniqi ka paralajmëruar sërish inicim në sesionin vjeshtor.

I pari i PDK-së ka folur lidhur me procedurat që duhet ndjekur në mënyre që ky projektligj të shkoj në Kuvend për miratim.

“Një objektiv s’kemi arritur ta realizojmë siç ishte Trusti sepse u kundërshtua fuqishëm nga ana e kryeministrit dhe Qeverisë, por kemi arritur ta kemi komisionin hetimor parlamentar, dhe do të vazhdojmë me të njëjtin angazhim duke qenë pranë qytetarëve.

Tashmë qytetarët e Kosovës kanë nënshkruar peticionin e organizuar nga grupi qytetarëve në mbi 10 mijë nënshkrime që është një minimum obligativ për ta dërguar në kuvend.

I mbetet kësaj procedure. Nëse kjo procedurë has në ndonjë pengesë ne do ta rishqyrtojmë përsëri këtë çështje në sezonin vjeshtor të Kuvendit”, tha Krasniqi për EO.

Komento: