Mblidhen sot dy komisione të Kuvendit

08:03 | 20 Qershor 2024
mblidhen-sot-dy-komisione-te-kuvendit

Duke filluar sot nga ora 10:30 do nisin mbledhjet e komisioneve.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Noterinë, për Këshillin Prokurorial dhe atë për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj.

Ndërkaq nga ora 11:00 fillon komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku mban dëgjim publik për Projektligjin për kripto-asetet.

Komento: