Mblidhet AAK-ja, çfarë po diskutojnë? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mblidhet AAK-ja, çfarë po diskutojnë?

11:23 | 01 Korrik 2020

Situata në vend dhe aktakuza nga Haga, AAK mbledh grupin parlamentar dhe Ministrat.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një takim pas zhvillimeve të fundit në vend.

Kreu i deputetëve të kësaj partie, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se AAK’ja ka mbajtur një tryezë diskutimi me deputetët dhe anëtarët e Qeverisë të kësaj partie.

Haradinaj ka thënë se temë diskutimi ka qenë situata e krijuar dhe angazhimi i AAK’së.

“Grupi Parlament dhe kolegët nga Qeveria mbajtem një tryezë diskutimi rreth situatës së krijuar dhe angazhimit të përbashkët si AAK”, ka shkruar Haradinaj, derisa, ka publikuar edhe fotografi të takimit.

Komento: