
Është mbledhur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
AAK’ja ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme, kërkojnë seancë për të mbajtur taksën ndaj Serbisë.
Një thirrje e jashtëzakonshme e shefit të grupit parlamentar i mblodhi në selinë e AAK-së, deputetët e kësaj partie.
Në këtë takim që zgjati rreth një orë, Daut Haradinaj me kolegët e tij, vendosën që të kërkojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dy tema që ata po I konsiderojnë me rëndësi.
Paralajmërimi i heqjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe anulimi i ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit nag qeveria Kurti, ishin temat që u diskutuan.
Abrashi thotë që me argumente të qëndrueshëm do të kundërshtojnë qeverinë.
Por Pal Lekaj nuk e mohon mundësin për protestë në rrugë.
E ky që deri para pak ditësh ishte ministër i Infrastrukturës thotë se asnjë kontratë e nënshkruar nga ai për ndërtimet e rrugëve nuk është e jashtëligjshme.
Ndërkohë në orët e pasdites Aleanca e Ramush haradinaj ka thirrur mbledhjen e kryesisë.